Problemi në rrugët tona nuk është mungesa e patentës. Është mungesa e kulturës. Ne nuk kemi krizë aftësie,kemi krizë mentaliteti.
Shumë drejtues dinë ta manovrojnë mjetin por shumë pak e kuptojnë se në timon mbajnë përgjegjësi, jo pushtet.
Rruga nuk është pronë private,nuk është territor force,nuk është vend për të shfaqur ego.
Është hapësirë publike ku çdo veprim i papërgjegjshëm rrezikon të tjerët.
Autoshkolla është instutucion arsimor që të informon të edukon të kuptosh dhe te zbatosh rregullat. Dhe me kryesorja te kuptosh pergjegjesit. Nuk është dyqan qe shiten Patenta. Por pergatit drejtues mjeti.. Kultura si drejtues mjeti nuk ndërtohet me 42 orë mësimi. Ajo ndërtohet në familje,në modelin shoqëror,në mënyrën si reagojmë ndaj shkeljes,a e tolerojmë apo e refuzojmë.
Për sa kohë që drejtimi perceptohet si “unë i pari” do të kemi konflikt,kaos dhe pasiguri.
Siguria rrugore nuk është çështje fati.Është çështje ndërgjegjeje kolektive.
Ndergjegjia qytetare eshte themeli i sigurise rrugore. Në momentin qe drejtuesi e percepton veten si "pronar" të rruges, lind konflikti.
Kur e kupton se është pjesë e një sistemi publik, lind përgjegjësia.
Drejtimi i mjetit është funksion social. Çdo vendim në timon është vendim me ndikim kolektiv.
Për sa kohë që drejtimi shihet si pushtet dhe jo si detyre qytetare, siguria do të mbetet e brishtë.
A po investojmë mjaftueshme në edukim afatgiate kulturor, apo po fokusohemi vetëm te certifikimi formal?
Pyetja nuk është:
“A dimë t’i japim makinës?”
Pyetja është:
A dimë të sillemi si qytetarë në rrugë?
Shoqëria shqiptare përballë konfliktit, kulturës së rregullit dhe rolit të institucioneve:
Një temë diskutimi serioz është prirja e vazhdueshme e shoqërisë shqiptare drejt konfliktit dhe tensionit social, edhe brenda vetë komunitetit apo mes njerëzve të të njëjtit komb apo gjaku.
Shpesh vërehet një klimë mosbesimi, reagimi të ashpër dhe mungese tolerance, që në disa raste shfaqet edhe në forma dhune verbale apo fizike.
Megjithëse shteti ka ndërmarrë hapa për të forcuar kuadrin ligjor përmes dispozitave të Kodit Penal Neni 293 dhe përpjekjeve institucionale për të mbrojtur të drejtat e njeriut disa fenomene vazhdojnë të jenë të pranishme në jetën e përditshme. Një prej tyre është edhe kultura e sjelljes në hapësirën publike si përdorues të rrugës dhe në trafik.
Në rrugët tona shpesh haset fenomeni i ashtuquajtur “PRONARI I RRUGËS”, ku individi sillet sikur hapësira publike i përket atij personalisht. Në këtë mentalitet, rregullat e qarkullimit nuk perceptohen si mekanizma për sigurinë kolektive, por si kufizime që mund të anashkalohen. Ku kjo teoria “RREGULLAT JANË BËRË PËR TU SHKELUR” e cila krijon rrezik për jetën, sigurinë e qytetarëve, por edhe një kulturë të përgjithshme mosrespektimi të ligjit.
Kjo situatë ngre disa pyetje për kulturën qytetare si përdorues të rrugës: Pse në disa raste rregullat shihen si pengesë dhe jo si garanci për sigurinë e përbashkët?
Pse mendimi kritik dhe zërat që kërkojnë respektimin e ligjit shpesh mbeten në periferi të debatit publik?
Sa efektive janë institucionet në parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, veçanërisht në fushën e sigurisë rrugore?
Çfarë roli luanë komuniteti, edukimi dhe ndërgjegjësimi publik në ndryshimin e kësaj kulture mëndësie?
Analiza e këtyre pyetjeve nuk lidhet vetëm me respektimin e ligjit, por edhe me ndërtimin e një kulture qytetare ku përgjegjësia individuale dhe respekti për tjetrin bëhen pjesë e përditshmërisë.
Vetëm përmes dialogut kritik, forcimit të institucioneve dhe edukimit shoqëror mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, më e sigurt dhe më e përgjegjshme ndaj rregullave që garantojnë jetën në komunitet./Marrë nga Msc.ing Enirjeta Shehi, drejtuese teknike, instruktore e licensuar me DAP dhe eksperte e sinjalistikes rrugore, interpretuese e Kodit Rrugor.