Kush e kontrollon veprimtarinë e ILD?

26 Shkurt 2026, 11:27Pikëpamje SHKRUAR NGA LULZIM ALUSHAJ
Lulzim Alushaj

Mandati i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) filloi me themelimin e organeve të reja të procesit të rivlerësimit të subjekteve të përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligjet respektive.

Sipas Aneksit B dhe nenit 179/b të Kushtetutës ONM mbështet procesin e rivlerësimit dhe drejtohet nga Komisioni Europian, mandati i tij përfundon me mbarimin e mandatit të KPA.

Roli i ONM përgjatë këtij procesi ka qenë i rëndësishëm pasi garantonte një skanim të veçuar dhe të paanshëm të situatës dhe rasteve konkrete mbi atë proces rivlerësimi.

Por, pas mbarimit të mandatit të ONM, kush organizëm ndërkombëtar ka akses dhe mundësi rekomandimesh në fazën e ankimeve, hetimeve disiplinore pranë #ILD? Sot asnjë organizëm ndërkombëtar nuk ka mundësi të mbështesë apo mbikqyrë ILD në punën dhe vendimet e saj.

Mbajtur parasysh që ILD, në projektin kushtetues dhe ligjor në vend, ka një rol themelor për të garantuar transparencën, llogaridhënien, forcimin e praktikave mbi inspektimet nëpër prokurori e gjykata, por, sipas të dhënave zyrtare dhe opinionit publik në vend e më gjerë, ky mision po dështon në mënyrë spektakolare.

Për sa më sipër mund dhe duhet të mendohet që mandati dhe misioni i ONM të shtyhet dhe, kësaj here, të caktohet pranë ILD, KLP dhe KLGJ me të njëjtat kompetenca që kishte më herët.


Video