Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me tone ironike pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Itali me 20 kilogramë kokainë.
Duke marë shkas nga ish-kryebashkiaku socialist dhe nga përfshirja e shumë politikanëve të tjerë në korrupsion dhe aktivitete kriminale, Dervishi ka renditur disa “kritere” për karrierë politike dhe administrative.
“Kriteret për karrierë politike & administrative:
1. Ndërrim emri ose mbiemri më shumë se dy herë: specialist i thjeshtë, kryetar seksioni partie.
2. Diplomë false, master fals, shef sektori, kryetar organizate.
3. Skifter recidivist: drejtor drejtorie lokale, kryetar i degës së partisë.
4. Vrasës serial: specialist në administratën e burgjeve, kryetar dege rrethi.
5. Tutor prostitutash: drejtor drejtorie, deri në deputet.
6. Trafikant kanabisi: drejtor drejtorie rajonale, kryetar bashkie i kategorisë së dytë.
7. Trafikant heroine: drejtor i përgjithshëm, deputet, (nëse je edhe vrasës kalon anëtar i komisionit të ligjeve.
8. Trafikant kokaine: drejtor departamenti, zv. Ministër, kryetar bashkie i kategorisë së parë, deputet, anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare.
9. Pastrues parash: ministër, deputet, post drejtues i grupit parlamentar.
10. Plagjiaturë në doktoraturë, drejtor drejtorie, deputet, kryetar grupi parlamentar, zv/ministër, ministër!”, shkruan gazetari në rrjetin social.