
Goditja bizneseve te krimit eshte nje nga punet me te mira te SPAK dhe nje nga zhvillimet me pozitive te reformes ne drejtesi deri me sot.
Kjo eshte shume me e rendesishme edhe se sa arrestimi i ministrave apo kryebashkiakeve per korrupsion.
Vecanerisht ne Elbasan, por jo vetem, ka nje shkalle shume te larte te kriminalizimit te biznesit dhe ekonomise ne teresi. Diku me hir dhe diku tjeter me pahir.
Aty ishte krijuar nje situate cmendurie, ku buxheti i shtetit, pra parate e taksave te qytetareve, ushqenin, fuqizonin dhe legalizonin drejteperdrejte grupet krimale me tendera.
Praktikisht, bizneset me te medha ne Elbasan, qe ishin perfituesit me te medhenj te fondeve publike ne nivel lokal, por njekohesisht edhe kontraktore te medhenj te qeverise ne nivel qendror, sipas dosjeve te SPAK rezultojne te mpleksur me krimin.
Ndarja e biznesit nga krimi eshte kritike per nje vend. Por kjo eshte nje fushate qe duhet thelluar gjithandej neper Shqiperi.
Biznesi duhet shpetuar nga krimi.