Ambasada amerikane thirrje shtetasve të vet: Qëndroni vigjilentë, protesta mund të zgjerohet

14 October 2026, 19:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada amerikane thirrje shtetasve të vet: Qëndroni vigjilentë,

Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës së nisur te Ministria e Arsimit dhe e zhvendosur më tej para Kryeministrisë.

Ajo iu është drejtuar shtetasve amerikanë në Tiranë, duke u kërkuar të jenë vigjilentë dhe të shmangin vendet ku po zhvillohet protesta.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Personelit të Ambasadës në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat.

Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.


Video