Zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen 3 zjarrfikës, dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

21 July 2025, 17:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në malin e Dukatit, asfiksohen 3 zjarrfikës, dërgohen
Dukat

Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, i cili vijon prej tre ditësh pa u vënë ende nën kontroll.

Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe vijon të përhapet për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe bëjnë thirrje për kujdes në zonat e prekura.


Video