Vr*sja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda për të pandehurit: 32 vite burg për "Princin Damian! (Lista e plotë dhe EMRAT)

21 July 2025, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vr*sja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënime të rënda
Santiago Malko/ SPAK/ Leonard Duka

SPAK ka dhënë këtë të hënë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur si rezultat i përplasjes mes dy grupeve kriminale rivale që kontrollonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas SPAK, ngjarja lidhet me rivalitetin mes grupit të vëllezërve Duka dhe grupit të Ervis Martinajt, mik i ngushtë i viktimës.

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Dënimet e kërkuara nga SPAK:

Leonard Duka: 32 vite burg

Erlis Duka: 25 vite burg

Fatmir Hyseni: 32 vite burg

Aleksandër Manxhaku: 22 vite burg

Oltian Loga: 23 vite burg

Dritan Aga: 23 vite burg


Video