Zjarri në Belishovë të Mallakastrës, zjarrfikësve u bashkohet edhe ushtria

19 July 2025, 09:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës, zjarrfikësve u

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës.

Shërbimet zjarrfikëse, efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake, po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët.

Ende nuk është bërë vlerësimi i situatës , për të bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

Zjarri sot është në ditën e 6- të të tij, duke nisur fillimisht në masivin pyjor të Drenovës , për të kaluar në kodrat e Gorishovës ku u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, e për të përfunduar në Belishovë , ku mbrëmjen e djeshme flakët dolën jashtë kontrollit.


Video