Vëllai e denoncoi të zhdukur, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Fier!

18 Korrik 2025, 22:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i 72 vjeçarit i cili ishte shpallur në kërkim prej ditësh.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicale M. Sh., në trupin e të cilit, nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Video