Gjendet i vdekur roja në Portin e Sarandës!

18 Korrik 2025, 15:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I. R., 64 vjeç është gjetur i pajetë në Sarandë.

I ndieri ishte i punësuar si roje në Portin e Sarandës.

Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

“Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.”, njofton policia.


Video