Zjarri del jashtë kontrollit, pamjet nga banesat e djegura në Gojan të Pukës. Asnjë ndërhyrje nga ajri (FOTO)

21 August 2026, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri del jashtë kontrollit, pamjet nga banesat e djegura në Gojan
Pamje nga banesat e djegura

Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike.

Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli.

Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në disa shtëpi ta pababuara në Gojan të Pukës, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike.

Zjarri del jashtë kontrollit, pamjet nga banesat e djegura në Gojan

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë. Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve.

Zjarri del jashtë kontrollit, pamjet nga banesat e djegura në Gojan

Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në banesa dhe në territorin përreth.

Zjarri del jashtë kontrollit, pamjet nga banesat e djegura në Gojan

Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit.



Video