Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, furgoni me pasagjerë përplaset me makinën

21 August 2026, 16:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, furgoni me
Aksident i rëndë tek “Pushimi i Shoferit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnje-Fier.

Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.

Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës.

Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut.

Kryqëzimi i “Pushimit të Shoferit” edhe pse është një pikë e zezë e qarkullimit rrugor dhe prodhon shumë aksidente, nuk ka parë asnjë rregullim ose përmirësim nga autoriteti rrugor shqiptar.

 


Video