Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha e pranon: Do shkojmë bashkë me LSI

31 January 2022, 14:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha e pranon: Do shkojmë bashkë me LSI
Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar koalicionin me LSI-në. Berisha dha lajmin gjatë një konference për mediat ku po prezanton zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Berisha gjatë pyetjeve ka zbuluar edhe si do të quhet kualicioni me LSI-n.

Pyetja: A  ndjeni keqardhje që këto kandidatë që thonë se kanë qenë pjesë e PD  që nga themelimi të shkojnë në zgjedhje me logon e lsi?

"Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjt këtë konfiskim", u përgjigj Berisha.


Video