Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër/ Bashkëshortja e kandidatit të Berishës për 6 Marsin

31 January 2022, 13:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër/ Bashkëshortja e
Premtim Kryemadhi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra prokuroren e prokurorisë së Dibrës, Belina Zeneli (Kryemadhi). Kërkesa në fjalë ishte bërë nga ILD-ja.

Belina Zeneli, prokurorja e shkarkuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së ILD, është bashkëshortja e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Dibër Premtim Kryemadhi.

Ky i fundit u zgjodh dje kandidat në kampin e Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai mori 424 vota. Në garë përballë tij ishin Behar Dema dhe Dafina Muda.

Si u shkarkua Belina Zeneli

KLP njoftoi sot  ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e Zenelit, një prej prokurorëve  që kishte në dorë dosjen 184.

Nga hetimi ka rezultuar se ajo kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.


Video