Zbulohet shtëpia me 230 rrënjë kanabisi në Tepelenë, ndalohen 4 persona

7 May 2024, 18:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet shtëpia me 230 rrënjë kanabisi në Tepelenë,
Foto ilustruese

Forcat e policisë janë duke zhvilluar një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit.

Mësohet se aty është zbuluar një ambient i mbyllur i braktisur, dhe i përshtatur si shtëpi për rritjen e kanabisit. Banesa ka qenë e pajisur me drita për ngrohjen e bimës narkotike.

Deri më tani janë zbuluar mbi 230 rrënjë kanabisi, si dhe janë shoqërur në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njëri prej tyre dyshohet se është personi kryesor i përfshirë në mbjelljen e kanabisit.

Aksioni për verifikimin e personave të tjerë vijon.


Video