Është zhvilluar në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, seanca ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në 2021.
Sipas ekspertëve të pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit, konflikti me armë nisi nga pozicioni i Pjerin Xhuvanit.
"Viktima Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar me persona të tjerë. Arbër Paplekaj u tërhoq, identifikoi qitës. Grupet u shtynë me njëri-tjetrin, aty ishte dhe policia! Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qites pranë tij", tha një prej ekspertëve.
Të pyetur nga gjykata, ekspertët deklaruan se viktima, Pjerin Xhuvani, nuk rezulton që të ketë pasur armë.
"Dhe fakti që Pjerin Xhuvanit i janë gjetur faktor plotësues (gjurmë baruti) në rroba dhe jo në duar, tregon se nuk ka patur armë", thanë ekspertët.
Arbër Paplekaj pyet në sallën e gjyqit: A mund të ketë qenë ngjitur një qitës me viktimën deri sa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja pistoletës?
Ekspertët: Po ngjitur, 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 m afër.
Arbër Paplekaj pyet sërish ekspertët: Çfarë pozicioni ka patur viktima kur është qëlluar, statik apo lëvizje?
Ekspertët përgjigjen: Në lëvizje në drejtim për para!
Apeli mbyll shqyrtimin gjyqësor, i jep kohë pwr konluzionet përfundimtare palëve, avokatwve dhe prokurorit, duke caktuar datën 24 maj ora 10:30.