Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një nga zonat më elitare të Francës (FOTO)

1 August 2026, 22:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një
Kështjella e Ermal Beqirit në Francë

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin.

Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare ku publikohen të dhënat ligjore të faqes së internetit, figuron emri "Ermal Beqiri", si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise.

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

“Château d'Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella.

 

Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais.

Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX.

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez. 

Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale.

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash.

“Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”. 

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

“Rreth 50 ambiente, me një sipërfaqe totale prej 1 200 metrash katrorë, po restaurohen gradualisht, duke ndërthurur elementët klasikë si parketet në stilin e Versajës dhe oxhakët prej mermeri, me komoditetet moderne.

Prej 10 vitesh, pesë dhoma dhe suita luksoze u ofrojnë vizitorëve një qëndrim të paharrueshëm”, thuhet më tej.

Zbulohet kështjella 2.6 milionë euro e Ermal Beqirit, në një

Në një tjetër përshkrim në faqen e internetit theksohet se të gjitha të ardhurat nga aktiviteti turistik “riinvestohen tërësisht në restaurimin e kështjellës”, duke e paraqitur objektin jo vetëm si një rezidencë private, por edhe si një projekt për ruajtjen e trashëgimisë historike franceze.



Video