Policia greke së fundmi ka arritur të zbardhë vrasjen e një trafikanti belg kokaine, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij. Prej dy vitesh ai jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos.
Sipas gazetës “Kathimerini”, autori i dyshuar i vrasjes së Waegeman është shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur.
Referuar burimeve të tyre, mediat fqinje raportojnë se shkaku i vrasjes së belgut Waegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet.
Marius Diamanti kishte qenë i është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjecari shqiptarë në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjte me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit. Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasësh shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.
Kristof Waegeman u qëllua dy herë me armë zjarri sapo zbriti nga fuoristrada e tij “Volvo” me targa zviceriane. Ngjarja ndodhi më 29 Maj të vitit 2020.
Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit te Antwerp. Wageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Wageman njihet me emrin Geert Nelle.