Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar!

27 March 2026, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të
Qafën e Llogarasë

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, në Qafën e Llogarasë janë regjistruar reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar.

Si pasojë, një segment i rrugës, konkretisht nga zona e "Pishës Flamur" deri në pjesën tjetër të aksit, është zbardhur nga bora.

Ndërkohë, mjetet borëpastruese kanë qenë në terren, duke punuar për pastrimin dhe mbajtjen të hapur të rrugës, e cila aktualisht është e kalueshme për automjetet.

Situata paraqitet në përmirësim të vazhdueshëm, edhe për shkak të rritjes graduale të temperaturave, që po ndikojnë në shkrirjen e borës.


Video