Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 39-vjeçari në Berat

27 March 2026, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur,

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.

I prangosuri dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një shtetase të mitur, 15 vjeçe.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.


Video