Zbardhet nga dëbora Malësia e Krujës (FOTO)

3 October 2025, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet nga dëbora Malësia e Krujës (FOTO)
Zbardhet nga dëbora Malësia e Krujës

Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Ditët me diell ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut e dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Ashtu si në disa zona malore në veri të vendit edhe Malësia e Krujës është zgjuar sot nga petku i bardhë.

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit ka bërë që trashësia e saj në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali apo Qafshtama të shkojë në disa centimetra.

Aktualisht nuk raportohet për bllokime të qarkullimit, megjithatë drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së dëborës.


Video