Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi s*ksualisht, ja me sa vite burg u dënua shqiptarja në Itali

1 March 2024, 13:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi s*ksualisht, ja me sa
Antonio Amicucci/ Mide Ndreu

Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68 vjeçar të shtëpisë ku punonte si pastruese në Itali, është dënuar me tetë vite burg.

Ajo ishte dënuar me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite.

Ngjarja ndodhi në 24 nëntor 2021 pasi 68 vjeçari Antonio Amicucci e ngacmoi seksualisht.

Ndreu ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e goditi 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Ajo rrëfeu në polici se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje.


Video