Vrau 34-vjeçarin në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, Darmend Keli me kokën ulur në gjyq

27 August 2024, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau 34-vjeçarin në Astir pasi i ngacmoi të dashurën,
Darment Keli

Darment Keli, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Amarlido Hoxhallarit, përballet sot me Gjykatën, për vlerësimin e masës së sigurisë.  I riu ka mbuluar fytyrën me duar para trupës gjykuese.

Amarildo Hoxhallari 34 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pas 4 plagëve me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë që mori nga 25-vjeçari Darment Keli. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë pasditen e të shtunës (24 gusht).

Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë sherri i nisur pasi viktima kishte ngacmuar partneren të riut. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima po udhëtonte me motor kur ka ngacmuar vajzën që po ecte në këtë rrugë në zonën e Astirit.


Video