Ekzaminimet e Alergologjisë tani mund të bëhen edhe në filialin Intermedica 9.

27 August 2024, 09:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekzaminimet e Alergologjisë tani mund të bëhen edhe në

Në kuadër të shërbimit sa më cilësor për pacientët, Intermedica sjell ekzaminimet e Alergologjisë në filialin Intermedica 9.

Konsultat e specializuara do të kryhen nga Dr. Julijana Asllani, mjeke Alergologe dhe Imunologe Klinike, me eksperiencë disa vjecare, e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve alergjike tek fëmijet dhe të rriturit.

Në shërbim të diagnostikimit sa më të saktë të patologjive të sferës së Alerglogjise, mjekes i vijnë në ndihmë gama e gjerë e analizave dhe testet specifike të alergjisë, ndër të cilat mund të veçojmë panelet e alergjisë molekulare:

- DPA-Dx Ushqimor
- DPA-Dx Pollen
- DPA-Dx Venom South Europe
- DPA-Dx Insect Venoms 3
- Paneli i Alergjisë Molekulare me 295 elemente ALEX, etj.

Përvec paneleve të alergjisë molekulare në laboratorin Intermedica testohen dhe panele të tjerë:
- Mediterranean Inhalation (paneli inhalator)
- Food IgE (paneli ushqimor)
- Atopy Screen (kombinim inhalator dhe ushqimor)
- Pediatric IgE (i përshtatur për fëmijët).

Gjithashtu në Intermedica 9 kryhet:
• Spirometria, një ekzaminim ambulatorik shumë i rëndësishëm në Alergologji, për testimin e funksionit pulmonar.
• Prick test per aeroalergenet
• Prick test per alergenet ushqimor
• Testi Prick by prick
• Testi i serumit autolog.

Patologjitë që diagnostikohen dhe trajtohen në këtë shërbim janë:
▪️ Riniti Alergjik
▪️Astma bronkiale
▪️Alergjitë ushqimore
▪️Alergjitë medikamentoze
▪️Urtikaria
▪️Dermatiti atopik
▪️Dermatiti/Alergjitë e kontaktit, etj.

Për informacione të mëtejshme dhe për rezervimin e konsultës ju ftojmë të kontaktoni në numrin 0697044403.


Video