Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë njëri prej të përfshirëve në krim

1 February 2023, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Kosovë njëri prej të

Është arrestuar në Kosovë Gjelosh Krasniqi, përsoni i dyshuar për vrasjen e ndodhur vitin e kaluar në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, ku u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj.

Gjeloshi u arrestua mbrëmjen e të martës nga policia e Pejës.

Lajmi është konfirmuar nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mbrëmë nga puna operative është arritur të arrestohet një person (me urdhër arrest ndërkombëtar) i cili dyshohet se ka qenë i përshirë vitin e kaluar për një vrasje në Shqipëri. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Gj.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj tij do parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit. Për procedurat e mëtutjeshme rreth këtij rasti ju lutem i drejtoheni Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Nikçi.

Në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt vijon të jetë Vladimir Kola, si ekzekutor i dyshuar dhe  Kened Antoni, bashkëpunëtor në vrasje

Briken Sanaj u ekzekutua më 30 tetor në parkingun e një vile private në zonën e Kodrës së Diellit. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë plagosja e vëllait të autorit në vitin 2012 nga vëllai i viktimës.

Disa ditë pas vrasjes autori dyshohet të jetë larguar jashtë vendit.


Video