Vranësira dhe reshje shiu..., moti për sot!

31 August 2025, 07:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vranësira dhe reshje shiu..., moti për sot!

Vendi ynë edhe këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet mealternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malor hera-herës deri mesatar.

 Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Video