Stuhia shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

30 August 2025, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stuhia shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth
Pamje nga vendngjarja

Stuhia e fortë e erës ditën e sotme u bë shkak edhe për shkaktimin e një vatre zjarri në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Zjarri u shkaktua nga shkëputja e kabujve të energjisë elektrike dhe rrezikoi banesat e vilat përreth Aviacionit.

Si pasojë e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarrr. Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj, informon se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, të favorizuara nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.

Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat. Në një kohë të shkurtër, zjarri është vënë nën kontrroll, ndërkohë që për fikjen e plotë të zjarrit ka ndihmuar edhe shiu që ra me furi për pak minuta.


Video