Moti i keq/ Pushuesit braktisin çadrat, trafik kilometrik në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot

30 August 2025, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq/ Pushuesit braktisin çadrat, trafik kilometrik në aksin
Trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë pushues të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Si pasojë, prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar në akset kryesore Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve. Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.


Video