Detaje të reja kanë dalë nga rasti që tronditi opinionin publik, ku në fshatin Sheqeras të Maliqit një e mitur 16-vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga shoku i babait për 4 vite rresht.
I dyshuari është 41-vjeçari Edison Sheme, i denoncuar nga familja e vajzës, i cili vijon të jetë ende në arrati.
Në News 24 foli motra e të miturës. Ajo zbuloi letrat që autori i dërgonte motrës së saj aso kohe, teksa tha se në disa letra që ka gjetur mes autorit dhe motrës së saj, ai i thoshte se pasi të mbushte 18- vjeç, do ta merrte të miturën të jetonte me të.
Ajo tregoi se autori është i martuar dhe se ka fëmijë, teksa sipas saj, ai iu shkonte në shtëpi pasi iu merrte qumësht.
“Po lexoja letrat dhe nuk dija çfarë të bëja më. Të them të drejtën ishin goxha por në ato që shkruante ishin që pasi të mbushte 18-vjeç ai do ta merrte dhe do të jetonin bashkë. Mendoja se thjeshtë u mbyll sepse shihja se nuk po takoheshin dhe flisnin. Një ditë më tha babi që nga fshati kishte marrë vesh diçka dhe unë ia shpjegova. Ishte shoku i babit tim, kur vinte këtu dhe merrte qumështin, u arratis dhe e tregon shumë haptazi q e ka kryer këtë vepër dhe është larguar. Nëse nuk do ta kishte bërë do të kishte ndenjur dhe do të ishte përballur si burrë. Motra nuk më ka treguar asgjë sepse ai i thoshte mos i trego askujt. Policia e dimë që do ta kapë dhe drejtësia do të vihet në vend, por motra ime ka shumë frikë dhe shikon gjithë kohës në të katërta anët. Familja ime nuk ka frikë dhe ne nuk shitemi për para. Personi në fjalë është i martuar dhe ka edhe fëmijë”, tha ajo.