M*sakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut!

11 November 2024, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
M*sakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për
Arlind Bushati/ Hamza Lici

Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë, SPAK.

Të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati.

Sakaq, prej atentatit ndaj tyre humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.

Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit.


Video