Skandali tek Onkologjiku/ Mjeku EDMOND GASHI ‘paguan” 20 MIJË euro, GJKKO e liron!

11 Nëntor 2024, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edmond Gashi

Gjykata e Posaçme, (GJKKO) ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek Onokologjiku.

Togat e zeza kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun, Edmond Gashi.

Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.

Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli, i cili kishte pasur të ëmën me tumor, që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT, është transferuar në klinikën private mjekësore “Megis”, ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro.

Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios, por nuk kanë pranuar.

Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i cili e ka orientuar te doktor Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT dhe më pas ky i fundit te klinika “Megis” për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa.

Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operacionin po në këtë klinikë, e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit.

Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.

 

Video