VIDEO/ Tension në protestë, qytetari i hedh lëng frutash një gruaje: Je patronazhiste...

30 June 2026, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Tension në protestë, qytetari i hedh lëng frutash një

Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga disa persona, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.

Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë protestues të tjerë.

Teksa po sqaronte se ishte një gazetare shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz një shishe me lëng frutash "Bravo" mbi kokë.

Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është "patronazhiste".

Pas përplasjes së dy qytetarëve, aktivisti Edison Lika ka ndërhyrë duke marrë mikrofonin e duke u kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen.

Kujtojmë se kjo është protesta e 31-të radhazi që mbahet në zemër të kryeqytetit, ku qytetarët kërkojnë ndryshim të klasës politike.

Kujtojmë se kjo është protesta e 31-të radhazi që mbahet në zemër të kryeqytetit, ku qytetarët kërkojnë ndryshim të klasës politike.

 


Video