Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Nesër në orën 10:00 para SPAK, kallëzim ndaj Ramës për “Albanian Files”

30 June 2026, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Nesër
Pamje nga protesta

Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndiqet çdo mbrëmje, për ditën e 31-të radhazi.

Një nga aktivistet e protestës Sidorela Vatnikaj ka thënë se nesër në orën 10:00 do të bëhet një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama në SPAK, në lidhje me librin “Albanian Files”, ndërsa gjatë protestës së sotme aktivistët mblodhën edhe firmat e qytetarëve.

Dy ditë më parë duke folur në lidhje me librin që përmban projekte që synohen të ndërtohen në Shqipëri, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është autor, por vetëm ka shkruajtur parathënien e tij. Po ashtu Rama është shprehur se kemi të bëjmë me një tekst auto-ironik, ku nuk ka deklarata politike.

Ndërkaq sot protesta qytetare hyri në ditën e 31-të të saj, ku paradite u shënuan edhe përplasje me policinë para Kuvendit, ku pati edhe të shoqëruar.  

 

 


Video