Aktivistja Luciana Kokaj kritikon opozitën: Bëni sikur solidarizoheni, por ku ishit kur protestuesit u morën zvarrë?

30 June 2026, 21:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktivistja Luciana Kokaj kritikon opozitën: Bëni sikur solidarizoheni,
Pamje nga përplasja sot para Parlamentit dhe Luciana Kokaj (majtas)

Aktivistja Luciana Kokaj, gjatë protestës së 31-të qytetare të zhvilluar këtë të martë, ka drejtuar kritika ndaj deputetëve të opozitës, duke i akuzuar për mungesë reagimi ndaj trajtimit të protestuesve nga policia.

Në fjalën e saj aktivistja tregoi se mos reagimi i opozitës është arsyeja që protesta ka thirrje dhe kundër tyre.

“Një thirrje kisha për të gjithë deputetët e opozitës që gjoja janë solidarizuar shumë me ne dhe protestën, dhe herë pas here pretendojnë se e mbështesin. Ku ishit sot kur protestuesit u morën zvarrë para Parlamentit? Ku ishit sot kur protestuesit u shoqëruan pa të drejtë? Pse nuk e ngritët zërin në Parlamentin e Shqipërisë? Pse nuk ikët nga ajo sallë, ashtu siç bëni gjithmonë?”, u shpreh Kokaj.

 

 


Video