VIDEO / Ilir Meta shfaqet duke bërë ecje gjatë ajrosjes në burgun “313”

20 January 2025, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

VIDEO / Ilir Meta shfaqet duke bërë ecje gjatë ajrosjes në
Ilir Meta bën ecje gjatë ajrosjes në burgun “313”

 

Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve.

Ai është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.

Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

 

 


Video