Sherr me thika mes dy shoqeve në Tiranë, njëra plagoset dhe tjetra arrestohet! Ishin të dehura

20 January 2025, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika mes dy shoqeve në Tiranë, njëra plagoset dhe
Foto ilustruese

Dy vajza të moshës 20-vjeçe janë konfliktuar me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë.

Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra-tjetrën por janë konfliktuar për motive banale.

Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.

Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Komisariati Nr. 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkoolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.


Video