Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një incident i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku një burrë është sulmuar dhe kafshuar në kokë nga një luan.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur burri i afrohet luanit me qëllim për ta përkëdhelur, dyshohet për realizimin e një videoje për rrjetet sociale.
Në një çast, luani reagoi duke i ngulur dhëmbët në zonën e qafës dhe kokës së burrit.
View this post on Instagram
Luani ndodhej në ballkonin e një banese private.
Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e pronarit të kafshës, i cili goditi luanin për ta larguar, bëri të mundur që burri të shpëtojë pa marrë lëndime serioze.