Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë, u arrestua para dy ditësh për vjedhje

20 March 2026, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë, u arrestua para

Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 20 marsit në Rrugën Mine Peza, pranë Bllokut të Sigurisë.

Sipas informacionit paraprak, viktima me inicialet B. P., i arrestuar më 18 mars për veprën penale “vjedhja e mbetur në tentativë”, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale rreth orës 05:45.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.


Video