Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik

20 March 2022, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik
Dy minatorët që humbën jetën Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj

Për humbjen e jetëve të dy minatorëve një ditë më parë pasi u shemb një galeri kromi në Tropojë, është arrestuar drejtuesi teknik i subjekti. Në pranga u vu 45-vjeçari Adriatik Rexha, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Kujtojmë se 45-vjeçari akuzohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, humbën jetën dy minatorët 41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku.

Njoftmi i policisë

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
 
A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.
 
Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.


Video