“Vajza bërtiste, ndihmë’”, u vra nga ish-burri në rrugë, del FOTOJA e shqiptares në Greqi!

16 May 2024, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vajza bërtiste, ndihmë’”, u vra nga ish-burri
Enkelejda Danaj

Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur sot në rrugë në Greqi, ndërsa dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ky i fundit, Eduart Danaj, 50 vjeç, edhe ai nga Vlora, është shpallur në kërkim nga policia greke. VoxNews ka siguruar foton e viktimës, e cila kishte denoncuar disa herë dhunën e ish-burrit.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

40-vjeçarja shqiptare dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti Eduart Danaj. Biznesmeni ka rrëfyer se lajmin e mësoi nga një klient.

Siç tregon biznesmeni, i cili në atë moment ndodhej në dyqan, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 05:10, pi kafen dhe hyn një kliente. Më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. U tremba dhe nuk e pyeta. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, thotë ajo.

Si u la i lirë autori:

Më datë 03.04.2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më datë 18.09.2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

Më datë 07.05.2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-burrit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa për të premten e datës 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe material i shtypur, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte.


Video