“Urdhri u dha nga Londra”, detaje nga arrestimi i të riut që vendosi tritol në një banesë në Vorë: Konflikte në Angli për “shtëpi bari”

19 April 2024, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Urdhri u dha nga Londra”, detaje nga arrestimi i të riut
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 27-vjeçarit Oltion Çeça i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ajet Dokun, ka vendosur një sasi lënde plasëse në banesën e Elton Andreica alias Muça në Vorë.

Top Channel mëson se shkak për ngjarjen e ndodhur në 19 shkurt të këtij viti, janë bërë konfliktet që pronari i banesës, ka pasur në Londër të Anglisë për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit apo “shtëpive të barit”.

Dyshohet se autorët e ngjarjes, janë paguar nga Londra për të bërë të mundur vendosjen e lëndës plasëse në banesën e Elton Adreicës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa në kërkim është 27-vjeçari Ajet Doku, bashkëpunëtori i Oltion Çeçës në vendosjen e tritolit./TCH


Video