Ultimatumi i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë Krujë!

15 July 2025, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ultimatumi i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e

Edhe në Bashkinë e Krujës ashtu si në të gjitha Bashkitë e vendit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama, për të dhënë dorëheqjen drejtorët dhe administratorët e njësive.

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi ditën e premte (11 korrik) me kryetarët e bashkive të vendit ai kërkoi që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.


Video