Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Mediat kanë publikuar foton e Bardhe Ziçi, e cila u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj Shtjefën Ziçi në Shkodër.
Viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00. Shkak për krimin e rëndë, është bërë xhelozia.
Shtjefën Ziçi, i kishte kërkuar gruas së tij celularin, e pas një debati ai ka hyrë brenda në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje në portën e shtëpisë.