Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier!

10 Korrik 2026, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg” për 2 prej vajzave që u përfshinë në rastin e rëndë të dhunimit të 17-vjeçares në Fier, ndërsa ndaj vajzës tjetër të përfshirë është caktuar masa “arrest shtëpie".

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 19-vjeçaren, Leonela Lamaj.

Ndaj një 15-vjeçareje me inicialet M.K. është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është urdhëruar trajtimi i detyruar në një spital psikiatrik.

Po ashtu, ndaj 15-vjeçares tjetër me inicialet K.D. është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit për vlerësim në Gjykatën e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, pasi pamjet e dhunës ndaj të miturës u shpërndanë gjerësisht në internet.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.


Video