U vinin gjoba farmacive që bënin kontrabandë, në pranga 2 zyrtarë, njëri djali i ish prokurorit

27 January 2023, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vinin gjoba farmacive që bënin kontrabandë, në pranga 2
Luan Çiçi dhe Armand Luka

Përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave janë arrestuar pasi janë të implikuar në skemën e gjobëvënies ndaj farmacive.

Ata janë identifikuar si Besiana Xhelili, 38 vjeçe, përgjegjëse dhe specialist Luan Çiçi, 35 vjeç, djali i ish prokurorit Bujar Çiçi.

Ata merrnin ryshfet për përshpejtimin e procedurave të kompanive farmaceutike dhe vendosnin gjoba 30-50 mijë lekë që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur i konstatonin me shkelje. Në kërkim është shpallur kolegu i tyre,specialisti Armando Luka.

Hetimet në kuadër të operacionit të koduar "Farmacisti" u drejtuan nga prokurori Bledar Valikaj. 

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se tre zyrtarët, në cilësinë e punonjësve të Agjencisë së Barnave, ushtronin kontrolle në subjekte të ndryshme farmaceutike dhe duke shpërdoruar detyrën, merrnin shuma parash nga 30-50 mijë lekë, për të mos raportuar shkeljet ligjore që kryheshin nga këto subjekte.

Vijon puna për kapjen e Armando Lukës, si dhe për evidentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video