I mori jetën një 20-vjeçari me makinë, gjendet dhe arrestohet shoferi në Elbasan

27 January 2023, 11:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I mori jetën një 20-vjeçari me makinë, gjendet dhe
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së hënës në unazën jugore, në qytetin e Elbasanit. F.Sula po lëvizte në këmbë kur u përplas nga një automjet.

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i riu gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Këtë të premte, policia e Elbasanit njoftoi se kishte bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shoferit të automjetit.

Ai është Aristir Dimo, një 65-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.


Video