U raportua për të shtëna me armë te Liqeni, policia sqaron ngjarjen

30 September 2025, 18:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U raportua për të shtëna me armë te Liqeni, policia sqaron
Liqeni Artificial, Tiranë

Ditën e sotme është raportuar në disa media për të shtëna me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial.

Megjithatë, policia thotë se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Sipas bluve të Tiranës, ka qenë një qytetar që ka telefonuar duke raportuar për të shtëna me armë për shkak të një konflikti banal mes disa personave për bllokimin e rrugës me makinë.

Por policët që kanë mbërritur në vendngjarje thonë se nuk është konstatuar asnjë e dhënë që të tregojë se ka pasur të shtëna me armë.

Më pas, i njëjti person që sinjalizoi fillimisht, ka telefonuar sërish policinë duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.


Video