U përdorën 32 kilogramë tritol, dalin PAMJET e shembjes së godinës 3-katëshe në Radhimë (VIDEO)

11 August 2025, 08:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përdorën 32 kilogramë tritol, dalin PAMJET e shembjes së
Shembja e godinës 3-katëshe

Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë Radhimë, godina e cila ishte në ndërtim e sipër por nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit, kishte shkelur rregullat.

Pamjet e shembjes saj i ka ndarë mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta.


Video