“Drejtori i Task Forcës në AKUK na merr dietat”/ Pas denoncimit ...
15 Mars, 08:54Fokus
Një objekt tre katësh beton-arme pa leje është shembur mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum. Në objekt u vendos 32 kilogramë lëndë plasëse.
IKMT bëri me dije se për demolimin u hapën 410 furnela, dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant.
Ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi është bllokuar përkohësisht në këtë aks si dhe energjia është ndërprerë për 15 minuta.
Po ashtu u morën masat për prezencën e numrit të nevojshëm të mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit respektiv.
Pak ditë më parë ky objekt pa leje u denoncua edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa thoshte se nuk po ndëshkohen vetëm pronarët e vegjël të subjekteve apo godinave pa leje, por edhe shkelësit e mëdhenj.