U mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

28 August 2026, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i

Është gjetur trupi i pajetë i 7-vjeçares që e mori rrjedha e lumit. Sipas informacioneve trupi është gjetur pranë urës së Drinit.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Gjoricë të Bulqizës pasditen e djeshme. Pesë të afërm, mes tyre xhaxhai së bashku me dy nipërit dhe dy mbesat i mori rrjedha e lumit Drin teksa po laheshin.

Paraprakisht dyshohet niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.

Pas kallëzimit në polici nga familjarët, uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe pas katër orësh ata arritën të shpëtonin vetëm katër prej tyre.

Ndërkohë një nga vajzat fatkeqësisht u mbyt. Pas disa orësh kërkimesh sot u gjet trupi i pajetë i 7-vjeçares.

 


Video